Në këtë trajnim (workshop) është planifikuar që kandidatët ta zhvillojnë softuerin me duart e tyre duke qenë të udhëhqur nga trajneri. Ky trajnim nuk është për ata kandidatë që si prioritet e kanë vetëm marrjen e certifikatës së vijueshmërisë. Shkaku i natyrës së trajnimit, preferohet që ata kandidatë të cilët posedojnë laptop, ti marrin me vete në trajnim.
Idea për projekt vjen nga Analistët e Biznesit të kompanisë Llampa ndërsa trajnimi, udhëheqja dhe zhvillimi i produktit do të bëhet nga ekspertë me përvojë dhe të certifikuar nga Microsoft.
Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët mësojnë rreth teknologjive më të reja të Microsoft-it, posedojnë produktin e zhvilluar gjatë trajnimit, kodin burimor dhe janë të lirë ta modifikojnë, avancojnë dhe ta shesin për nevoja të tyre personale.