Faleminderit Zot
Çfarë bëjmë ne?
Zhvillim të aplikacioneve në web

Ne zhvillojmë ueb faqe profesionale, të bazuar në kërkesën tuaj.

Ne do të ju sugjerojmë përvojën tonë dhe kreativitetin në mënyrën më të mirë të mundshme, për të përdorur teknologjitë e fundit.

Zhvillim të aplikacioneve për telefoni mobile

Në pajisjen  tuaj mobile e cila tani është një ndihmëse personale digjitale, ne mund të ndërtojmë aplikacione, që do të lehtësoj punën tuaj, gjithashtu mund të bëhet sinkronizimi i të dhënave me desktop dhe ueb.

Zhvillim të desktop aplikacioneve

Shumë lloje të aplikacioneve për sistemet e menaxhimit si CRM, ICMS, GMS, CCMS etj.

Ne mund të ndërtojmë këto aplikacione të cilat do të jenë të drejtuara në sistem Operativ të Windows.

Puna jonë:
Shërbimet:

Trajnime

Llampa organizon trajnime (workshop) të llojit mëso duke punuar përmes të cilave kandidatët do të mësojnë duke u nisur nga programimi bazik e deri tek ai më i avancuari duke shfrytëzuar gjuhët programuese që Microsoft posedon.

Programim dhe Ueb

Llampa ofron shërbime në zhvillim softuerik që gjithashtu janë të njohura si zhvillim I aplikacioneve, programe softuerike, dizajnim të softuerëve,zhvillim te aplikacioneve softuerike, zhvillim të aplikacioneve për ndërmarrje,zhvillim të platformës…

Analizë Biznesi për IT

Llampa ofron Analizë Biznesi për IT duke i identifikuar nevojat e biznesit nga ana e klientit dhe aktorëve të tjerë, kërkesat e biznesit, kërkesat funksionale, kërkesat e përdoruesve, kërkesat e kualitetit në shërbim, kërkesat e implementimit(tranzicionit) dhe përcjellja e tyre.

Menaxhim Të Projekteve

Llampa ofron menaxhim të IT projekteve duke përdorur veglat më të avancuara bazuar në PMBOK(Project Management Body of Knowledge) për planifikim dhe vlerësim, kohëzgjatje,menaxhim të shpenzimeve dhe buxhetit,alokim të resurseve, ndërlidhjet softuerike, komunikim, menaxhim të kualitetit dhe dokumentimit, etj…

Klientët dhe Partnerët tanë të mahnitshëm:
Një mesazh nga CEO:

Unë ndihem krenar të prezantoj një kompani si Llampa që është ndërtuar t’i qëndroj besnike “vazhdimisht” vizionit  për të ofruar zgjidhje të TIK-ut në shoqëri.

Si një kompani mjaft e re dhe pa kapital të madh, ne nuk promovojmë idenë e të bërit “gjithçka” për para! Ne përqendrohemi për të gjetur projektet e duhura duke i dhënë prioritet atyre projekteve të cilat janë më me rëndësi për shoqërinë!

Ajo që ne mburremi është gatishmëria për bashkëpunim me të gjithë ekspertët e TIK-ut pa ndonjë kufizim të punës së tyre aktuale dhe jetës private. Anëtarët e ekipit tonë janë dhe gjithmonë do të jenë të lirë për të kontribuar në projekte të ndryshme në mënyrë individuale, sepse ne e dijmë dhe kjo është vërtetuar deri më tani që transparenca me anëtarët e ekipit tuaj u jep atyre kurajë për të u thelluar më tepër në ekspertizën e TIK-ut dhe për të kuptuar më shumë rëndësinë e angazhimit në projekt si dhe njohjen e kërkesave të projektit. Filozofia jonë është përqëndrimi në produktivitet dhe jo në “sa kohë ekipi ynë kalon para kompjuterit”. Për deri sa kërkesat plotësohen, ne jemi më se të kënaqur me anëtarët e ekipit tonë.

Në Llampa, ne kemi një besim të fortë në anëtarët e ekipit tonë dhe pasionin që ata shfaqin për të ofruar rezultatet në kohë dhe gjithmonë me buzëqeshje.

Ju lutem mos hezitoni të dërgoni e-mail në qoftë se ju pëlqen vizioni yne dhe qasja ndaj zgjidhjeve të TIK-ut.

Driton HoxhaDrejtor Ekzekutiv